Merkato

Kessie dhe një qendërmbrojtës, Barcelona e nis merkaton para kohe

Merkato e verës po afron dhe duket se Barcelona e ka gati afrimin e saj të parë. Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, është i përzgjedhuri i trajnerit Xavi Hernandez për të përforcuar repartin e mesfushës.

Mediat raportojnë se katalanasit kanë finalizuar nënshkrimin me mesfushorin pasi kanë rënë dakord për të gjitha kushtet e kontratës së tij dhe pritet që Kessie të transferohet në Camp Nou menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.

25-vjeçari iu bashkua ekipit të Milanit që prej vitit 2017 kur ai u transferua nga ekipi i Atalantës teksa në këtë sezon mesfushori ka arritur të shënojë 5 gola në një total prej 22 ndeshjesh të aktivizuara në Seria A. Ndërkaq tek Milani ai ka arritur suksesin më të madh të karrierës së tij pasi në sezonin 2020-2021 Kessie ka shënuar 13 gola në 37 ndeshje të aktivizuara.

Në anën tjetër negociatat e Barcelonës po vazhdojnë edhe me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, pasi kontrata e tij me Blutë e Londrës përfundon së shpejti. Mbrojtësi ka qenë pjesë e klubit londinez që prej vitit 2017 dhe duket se ka ardhur koha që ai të planifikojë një aventurë të re.

Klubi katalanas kërkon që në merkaton e ardhshme të nënshkruaj me Christensen në mënyrë që ta bëjë atë pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm duke përforcuar kështu mbrojtjen, duke konsideruar edhe performancat nën nivel të Pique.

Mediat spanjolle raportojnë se të dyja lëvizjet që Barça kërkon të kryej janë në rrugën e duhur dhe pritet që këto kontrata të finalizohen në merkaton e verës.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency