Kevin-Princ bëhet mbret i rap-it dhe hip-hop-it
Kevin Prince Boateng është konsideruar gjithnjë si një person kontrovers, që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Muzika ka qenë një pasion i madh për futbollistin. Ka qenë animator në lokalet milaneze, ku dhe u njoh me atë që sot është bashkëshortja, showgirl-in, italian Melissa Satta.
Repin e ka pëlqyer gjithnjë dhe tani i këndon rimat. Boateng ka dhe një emër arti, nga Prince është bërë Prin$$ dhe “King” është kënga e tij debutuese, një homazh për “gangsta rap” të West Coast, edhe pse nuk përdor të njëjtën dhunë në gjuhë dhe sjellje. Pra, është më “glamour”.
Videoja nuk ka shumë që është publikuar në “YouTube” dhe ndërkohë ka pasur rreth 680 mijë shikime. Me drejtimin e videoklipit është marrë regjisori gjerman me origjinë turke, Orkan Çe, i cili është tepër aktiv në prodhimet rep e hip-hop.



