Keylor Navas kërkon largimin, Leonardo e do te PSG
Keylor Navas nuk dëshiron të qëndrojë më në hijen e Thibaut Courtois dhe u ka kërkuar drejtuesve të Realit të Madridit largimin nga Santiago Bernabeu në këtë merkato. Lajmi është publikuar nga gazeta spanjolle Marca e cila qëndron shumë afër klubit madrilen. Duke patur parasysh faktin që Zidane ka zgjedhur si portier të parë belgun Courtois, Navas nuk kërkon të ngrohë stolin e rezervave dhe është gati për një eksperiencë të re. Klubi më i interesuar për shërbimet e gardianit kosta-rikan është Paris Saint Germain, me drejtorin sportiv të klubit francez Leonardo që është vënë në ndjekje të një portieri me eksperiencë për t’ia bashkangjitur Areolas.



