La Liga

Keylor Navasit nuk i del inati me Santiago Solarin

Me rikthimin në stol të Zinedine Zidane, shumë senatëorë te Real Madridit janë kthyer titullarë në fushën e lojës që në takimin e parë ndaj Celta Vigos. Një prej tyre është edhe portieri Keylor Navas, i cili me francezin në stol triumfoi për tre vite rresht në Champions League.

Por pavarësisht këtij fakti, 32-vjeçarit nga Kosta Rika duket se nuk i del inati me ish-trajnerin Santiago Solari. Navas nuk i ka kursyer kritikat për paraardhësin e Zidane, duke deklaruar se kurrë nuk e ndiente se me Solarin do ta kishte një mundësi për të luajtur.

Keylor Navas e humbi vendin e titullarit në portë pas uljes në stol të Solarit, i cili preferonte në katërkëndësh belgun Thibaut Courtois.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency