Merkato

Khedira larg “Zonjës së vjetër”, e kërkon Fiorentina

Emër i ri për mesfushën e Fiorentinës. Sipas mediave italiane, klubi vjollcë u ka kërkuar informacione Juventusit për Sami Khedira. 32-vjeçari, i cili është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2015, kur u transferua nga Real Madridi, pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj merkatoje vere.

Futbollisti nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Sarri, i cili ka dhënë “ok” për largimin e gjermanit. Drejtuesit e klubit, duke parë interesimin e Fiorentinës për Khediran, mendojnë ta përfshijnë kartonin e tij në tratativën e komplikuar për të arritur te Chiesa.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency