Itali

Khedira “zbulon” Ronaldon e Real Madrid: Ishte egoist dhe i pasigurt, te Juventus më i maturuar

Sami Khedira ka rastisur dy herë në të njëjtën aventurë me Cristiano Ronaldon, fillimisht me fanellën e Real Madrid e më pas në Itali duke përfaqësuar Juventusin. Së fundmi, turko-gjermani ka zbuluar se CR7 i madrilenëve ishte i ndryshëm nga ai i bardhezinjve, pasi sipas Khedirës, mosha e re e Ronaldos te Real Madrid e bënte atë më egoist në fushë në ndryshim nga koha te Juventus ku ishte më i maturuar.

“Kam njohur dy Ronaldo të ndryshëm, ai te Real Madrid ishte më i ri dhe kishte shenja egozimi e pasigurie. Nuk e them këtë në aspektin negativ, por i duhej më shumë për të gjetur personalitetin e tij. Ka shënuar shumë gola me Los Blancos dhe ishte fantastik, por nuk kishte shumë ndikim në skuadër sa i përket dhomave të zhveshjes.

Më pas u ritakuam te Juventus ku kishte sërish të njëjtin egoizëm për të shënuar, por tashmë ishte shndërruar në një lider natyral. Kërkonte gjithnjë shumë nga shokët e tij te bardhezinjtë, por e kishte të qartë se i duhej grupi për të fituar. Edhe te Real e bënte këtë, por te Juventus ishte një person më i maturuar”, u shpreh Khedira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency