Futboll

Kina i “bën bllok” Premier Leagues, nuk transmeton ndeshjet prej mesazheve pro Ukrainës

Rusia vazhdon të mos ndalet në misionin e saj për të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës e më pas të vijojë zbatimin e politikave që Moskës i shkojnë përshtat. Gjatë këtyre ditëve përplasje mes dy vendeve, shumë jetë janë humbur ndërsa e gjithë bota ka dënuar veprimet e dhunshme të palës ruse.

Në këtë pikë, solidarizimi nuk mund të mungonte edhe nga bota e futbollit teksa sporti gjithnjë ka ditur të përçojë mesazhin për “Fair Play” dhe paqje. Të shumtat kanë qenë ndeshjet e futbollit në kampionatet kryesore të cilat kanë dërguar pikërisht mesazhin e paqjes dhe ndalimit të luftës, ndërsa një gjest i tillë është vendosur të bëhet tashmë një ritual para sfidave të kësaj jave të Premier League ndërsa kapitenët e skuadrave do të mbajnë shiritin me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Mirëpo, vendimin për mesazhet kundër luftës nuk i ka pritur mirë Kina e cila vendosur që të mos transmetojë ndeshjet e Premier League pikërisht për shkak të mesazhit që klubet dhe Federata kërkojnë të përçojnë. Kina është e mendimit se sanksionet ndaj Rusisë nga Britania dhe Europa janë të padrejta, ndërsa ka dënuar veprimet e Amerikës dhe aleatëve të saj si provokuese ndaj Moskës duke u pozicionuar qartësisht pro Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency