Futboll

Kjo është forca e gruas, Clarence Seedorf ndryshon fenë

Clarence Seedorf është pjesë e historisë së futbollit një lojtar që shkëlqeu te skuadra të mëdha evropiane: Ajax, Real Madrid, Inter, Milan. Sampdoria dhe Botafogo (Brazil).

Edhe pse ka vite që ka varur këpucët në gozhdë dhe ka provuar pa shumë shkëlqim edhe rolin e trajnerit, holandezi sërish përbën lajm, por nuk ka të bëjë me futbollin.

Nëpërmjet profilit të tij në Instagram ka bërë të ditur se është konvertuar në fenë islame dhe këtë e ka bërë në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Seedorf ka treguar edhe se sa e rëndësishme ka qenë partnerja e tij, Sophia Makramati, për këtë vendim.

“Faleminderit të veçantë për të gjitha mesazhet e këndshme në festën e bashkimit tim në familjen myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat anembanë botës, veçanërisht Sophia ime bukuroshe, e cila më ka bërë ta kuptoj më thellë Islamin.”

Një vendim që e ka marrë një muaj para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Por  të paktën nuk do të ndryshojë emri i tij:

“Nuk e kam ndryshuar emrin tim, do të vazhdoj të përdor emrin që më kanë vënë prindërit, Clarence Seedorf!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency