La Liga

Klauzola nuk vlen për sezonin e fundit, Messi nuk paraqitet për testin e Covid-19

Lionel Messi duket i bindur për të lënë Barcelonën dhe madje shumë i sigurt që klubi i tij i ardhshëm nuk do të duhet të paguajë 700 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola e prishjes së kontratës së tij me klubin blaugrana.

Kjo pasi siç raportojnë mediat spanjolle, më 2017-ën Messi firmosi rinovimin për 3 sezone, me opsion zgjatjeje edhe për një të katërt, por në kontratë nuk është specifikuar që klauzola prej 700 milionë eurosh vlen edhe për vitin e katërt.

Pikërisht për këtë arsye, Messi ndihet i qetë dhe i sigurt që largimi nga Barcelona do të ndodhë shumë shpejt, pavarësisht se ai dhe avokatët e tij nuk dëshirojnë skenarin e një “divorci” nëpër salla gjyqi.

Pas 20 vitesh me fanellën e Barcelonës, Messi është ofruar për t’u takuar me drejtuesit dhe për të përgatitur një ndarje me marrëveshje, që do të ishte opsioni më i mirë për të dy palët, por deri tani Bartomeu nuk ka dhënë një përgjigje.

E në pritje të një përgjigjeje zyrtare, ylli argjentinas ka vendosur të mos paraqitet sot për të kryer testin anti-koronavirus, duke bërë kështu të pashmangshme mungesën e tij nesër në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Pas letrës së dërguar me “burofax” të martën e kaluar, kur kërkonte zgjidhjen e kontratës, tani Messi është i vendosur të presë përgjigjen e drejtuesve të Barçës, që nëse do të vonojë, mund të bëjë që çështja të vendoset në organet kompetente.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency