Serie A

Klauzolë largimi vetëm 28 milionë, te Napoli tremben për Mertens

Dries Mertens ka një klauzolë largimi prej vetëm 28 milionë Eurosh me Napolin. Lojtari i Kombëtares Belge po shfaq një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa ka shënuar 9 gola në 10 ndeshje të Seria A dhe 11 në të gjitha kompeticionet. Mertens ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2020, por te klubi i kaltër i tremben interesit të skuadrave më të mëdha, të cilat nuk do ta kishin problem të paguanin klauzolën e tij dhe drejtuesit do ta kishin të vështirë ta mbanin në ekip lojtarin. Më formën që po tregon Mertens 28 euro milionë mund të konsiderohet një shumë e vogël për një transferim të tij të mundshëm në klubet më të mëdha europiane. Arsenali ka shfaqur interes konkret në të kaluarën për 30-vjecarin, që mund të luajë në nivele të larta edhe për disa vite. Për këtë arsye, drejtuesit e Napolit janë të trembur nga ofertat e parezistueshme që mund t’i bëhen lojtarit, i cili po kalon formën më të mirë në karrierë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency