Angli

Klopp dhe Liverpool “makthi” i Haaland, Van Dijk ruan rekordin personal në “Anfield”

Supersfida e Premier League midis Liverpool dhe Manchester City dhuroi një nga shfaqet më spektakolare në sezonin 2022-2023, për plot 99-minuta. Një ndeshje e madhe me një ritëm të jashtëzakonshëm, që i kaloi kufinjtë normal, pasi Premier League kampionati më i fortë në botë, është i gatshëm gjithnjë të dhurojë një shoë të tillë për teleshikuesit.

Një sfidë ku si gjithnjë pritej të vendosej nga lojtarët më të mirë të skuadrave respektive, pasi në ndeshjet e mëdha janë pikërisht ata që e bëjnë diferencën. Ylli i Liverpool, Salah, me golin e tij hodhi poshtë kritikat e këtij fillim sezoni, duke u rikthyer dhe njëherë në formën e tij më të mirë. Pavarësisht se 30-vjecari humbi një rast të pastër shënimi, sërish Jurgen Klopp besoi deri në fund te sulmuesi i tij më i mirë, edhe pse në një moment të lojës, Salah u bë gati për t’u larguar, por gjermani ndryshoi mendim dhe vendos ta mbajë në fushë deri në minutat e fundit të sfidës.
Salah vetëm një herë mund të gaboj, në këtë mënyrë u shpreh Klopp pas përfundimit të ndeshjes për sulmuesin e tij i cili edhe këtë rradhë vendosi sërish një sfidë të madhe për Liverpool, ashtu siç ka bërë në disa raste që prej momentin kur ai u transferua te “të kuqtë”.

Në kahun tjetër, fokusi kryesor ishte te Erling Haaland. “Makineria e golave” u ndal sërish nga mbrojtja e Liverpool, me në krye Virgil Van Dijk, i cili ende nuk ka përjetuar një humbje me Liverpool në Anfield në ndeshjet e Premier League. Një rekord i cili mbahet prej 69 ndeshje nga Van Dijk ku dhe këtë herë së bashku me shokët e tij, shfaqën më të mirën përballë yjeve të shumtë të Manchester City.

Haaland më në fund u ndal pas 10 ndeshjeve rradhazi ku ai ka shënuar rregullisht në Premier League dhe Champions League. 22-vjeçari nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe në një tjetër sfidë, në Premier League përballë Bournemouth, ku kampionët e Anglisë fituan me rezultatin 4-0, por në këtë ndeshje Haaland arriti të asistonte te goli i parë për Gundogan.

Në vetëm dy sfida të këtij sezoni Haaland nuk ka arritur të shënoj apo të asistoj dhe ato janë të dyja kundër Liverpool. E para me 30 korrik në finalen e madhe të Superkupës, ku Liverpool triumfoi 3-1. Golin e vetëm për Cityn e shënoi Alvarez. Sërisht në supër sfidën e fundjavës, Haaland u ndal nga Jurgen Kloop që mesa duket e njeh mjaftë mirë norvegjezin, pasi ka arritur ta mund në katër përballje. Dy here të tjera kur Haaland ishte pjesë e Salzburg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency