Premier League

Klopp e Emery “i bëjnë qejfin” njëri-tjetrit para përballjes në Londës

Pavarësisht se skuadrat e tyre do të ndeshen së bashku të shtunën në “Emirates Stadium”, Jurgen Klopp dhe Unay Emery nuk kanë ngurruar të shfaqin një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Ish-tranjeri i Dortmund vlerësoi spanjollin për punën e bërë deri më tani, duke e cilësuar si një teknik të madh.

“Arsenali është një ekip i fortë. Emery kishte një detyrë të vështirë pas largimit të Arsene Wenger, i cili qëndroi në klub për një kohë të gjatë. Gjithsesi, deri më tani ai ka qenë brilant, edhe pse kampionati nuk nisi në mënyrën më të mirë për ta. Sfida do të jetë mjaft interesante, ne do të jemi gati”, deklaroi gjermani.

Edhe Unay Emery e pranoi se ky takim do të jetë mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij, duke e cilësuar Liverpoolin si një prej skuadrave më të forta. Spanjolli vlerësoi Reds, duke deklaruar madje se ata janë për t’u marr si shembull në të ardhmen nga “topçinjtë”.

“Çdo ndeshje ka vlerën e saj, por kjo kundër Liverpoolit ka një rëndësi shumë të madhe. Ata kanë blerë disa lojtarë vitet e fundit, dhe kanë pasur një ecuri mjaft të mirë me Klopp. Gjithsesi, ne do të luajmë lojën tonë, dhe kam besim se lojtarët e mi mund të marrin fitoren”, u shpreh Emery.

Sfida mes Arsenal e Liverpool do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 18:30, dhe do të keni mundësinë ta ndiqni ekluzivisht në Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency