Merkato

Klopp “i fiksuar” pas Tonalit, gati të mposhtë konkurrencën italiane

Sandro Tonali është emri që cilësohet si pasuesi i denjë i Andrea Pirlos dhe që ka ngjallur interes te klubet më të mëdha italiane, por edhe europiane. Së fundi është Liverpooli, që ka dërguar skautët e tij për të ndjekur nga afër italianin në disa nga ndeshjet që skuadra e Brescias ka luajtur javët e fundit.

Sipas “The Sun”, klubi anglez duket shumë i interesuar për të marrë shërbimet e Tonalit dhe një rol të rëndësishëm në këtë vendim, ka padyshim trajneri Jurgen Klopp, që e pëlqen tej mase italianin.

Po sipas raportimeve të mediave angleze, drejtuesit e Liverpoolit po bëjnë gati një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh, për të bindur presidentin e Brescias të heqë dorë nga talentin Tonali.

Ky i fundit është ftuar edhe nga Roberto Mancini në Kombëtaren Italiane, ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga klube si Juventusi, Interi, Milani, Roma dhe Napoli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency