Klopp i vendosur: Fabinho nuk shitet!
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u jep fund zërave për një largim të mundshëm të Fabinhos gjatë janarit, duke larguar në këtë mënyrë çdo ekip që mund të pretendonte të blinte brazilianin. Numri 1 i stolit të “The Reds”, deklaroi se 25-vjeçari bën pjesë në projektet afatgjata të klubit dhe se një lojtar i rëndësishëm si ai nuk mund të largohet lehtësisht nga “Anfield”. Klopp theksoi se thjesht mendimi për të shitur një mesfushor si Fabinho do të ishte një çmenduri.



