FA Cup

Klopp: Kam zhdukur të gjithë thonjtë, Liverpooli me mentalitet përbindëshi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha pas finales së ftuar ndaj Chelsea-t në “FA Cup” se “ishte shumë krenar” për skuadrën.

“Nuk mund të jem më krenar për djemtë e mi për atë që bënë, se sa fort luftuan. Ishte një ndeshje e pabesueshme, një shkëmbim zjarri me nerva, më janë zhdukur thonjtë”.

Klopp, 54 vjeç, u bë trajneri i parë gjerman që fitoi FA Cup, duke mposhtur bashkëkombësin e tij, Thomas Tuchel, në një finale të Wembley-t për herë të dytë në më pak se tre muaj.

Ashtu si në finalen e shkurtit, fituesi u vendos nga goditjet e 11-metërshave. Konstantinos Tsimikas shënoi penalltinë fituese.

“Ishte ndeshje intensive. Chelsea do ta kishte merituar saktësisht në të njëjtën mënyrë si ne, ashtu si në Carabao Cup. Diferencat janë shumë të vogla”, – shtoi Klopp.

-“Chelsea luajti shkëlqyeshëm, por në fund duhet të ketë një fitues dhe sot ishim ne. Edhe Chelsea kishte mentalitet përbindëshi. Ndihem i keqardhur vërtet për Chelsea-n. Për herë të dytë, pas 120 minutash lojë… dhe nuk merr asgjë. Por për ne jam shumë i lumtur.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency