Angli

Klopp, me ide të qarta/ Kërkon talentin e RB Leipzig

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop i ka të qarta idetë për të përforcuar mesin e fushës për sezonin e ardhshëm. Gjermani u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për t’i shkëputur RB Leipzigut, Konrad Laimer.

Për të arritur te kartoni i austriakut më parë “The Reds” duhet të mposhtin edhe konkurrencën e klubeve si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham që janë vënë në ndjekje të futbollistit.

Duke parë interesimin për 24-vjeçarin, Leipzig shpreson në hapjen e një ankandi gjatë verës, çka do t’i siguronte të ardhura të mëdha klubit. 24-vjeçari është i lidhur me gjermanët deri në vitin 2023 dhe vlerësohet rreth 26 milionë euro, shumë që mund të  vazhdojë të rritet falë konkurrencës së krijuar mes klubeve që janë në ndjekje të lojtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency