Klopp në historinë e Championsit, barazon Fergin dhe dy trajnerë italianë
Liverpooli triumfoi 2-3 me përmbysje në transfertën ndaj Villarealit dhe siguroi kalimin për në finalen e Ligës së Kampionëve, që këtë vit do të luhet në kryeqytetin e Francës, Paris.
Kjo është hera e tretë në 4 vitet e fundit, që “the reds” arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke dëshmuar formën e shkëlqyer që po kalojnë, që kur në pankinë është ulur Jurgen Klopp.
Edhe trajneri gjerman hyn në historinë e kompeticionit më të famshëm për klube, pasi ia del të sigurojë finalen për herë të katërt në karrierë, një herë me Borussian e Dortmundit dhe tri herë me Liverpoolin.
Katër herë në finalen e Championsit deri tani ia kishin dalë të shkonin vetëm trajnerë si Fergusson, Lippi e Ancelotti, me këtë të fundit që nesër do të synojë për herë të pestë këyë kompeticion.



