Angli

Klopp në sulm për “xhevahirin” e Contes, Liverpool në bisedime me sulmuesin

Liverpool ka ende një ndeshje për t’i vendosur kapak sezonit aktual, teksa luan të shtunën finalen e Champions League kundër Real Madrid. Megjithatë, te The Reds ka nisur puna për sezonin e ardhshëm duke qenë se tekniku Jurgen Klopp synon të jetë sërish konkurrues në të gjitha kompeticionet ku skuadra e tij do të marrë pjesë.

Një element që tekniku gjerman e kërkon me ngulm është Harry Kane. Me të ardhmen e Mane dhe Salah ende të pazgjidhur, si dhe lamtumirën zyrtare të Origi, te Liverpool pretendojnë të mos gjenden të papërgatitur, ndaj kanë nisur të marrin masat për repartin ofensiv dhe janë duke zhvilluar bisedimet e para me sulmuesin e Tottenham.

Sigurisht për të mbërritur te Kane nuk do të jetë e lehtë pasi Spurs u kualifikuan për në Champions sezonin e ardhshëm dhe trajneri Antonio Conte ka plane të mëdha për Spurs, me Kane që është pika e referimit të skuadrës londineze.

Aktualisht, Kane ka edhe dy vite kontratë me Tottenham ndërsa është gati të diskutojë rinovimin, gjithnjë, nëse Liverpool nuk ia del të “josh” 28-vjeçarin për ta transferuar në Anfield Road.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency