Premier League

Klopp nuk i trembet shkarkimit, Mourinho: Kam 10 sulmues

Derbi i Anglisë po troket në një moment shumë të veçantë për dy trajnerët karizmatikë, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho. Dy personazhe interesantë që edhe në konferencat e shtypit përpara ndeshjeve kanë përherë diçka interesante për të thënë. Këtë herë është radha e gjermanit për të rrëmbyer skenën me një dialog të hapur me gazetarët ku e pranon se situata që po kalon nuk është një nga më pozitivet.

“Nëse më shkarkojnë në këto momente nuk mendoj se do të gjejnë një menaxher për të bërë një punë më të mirë se ajo që po bëj unë tani. Nuk mendoj se jam perfekt por është e vështirë të gjesh alternativa më të mira. Unë vazhdoj të mendoj si 98 % e mbështetësve të Liverpoolit sipas të cilëve jemi në rrugën e duhur. Kjo është një punë fantastike por edhe shumë e vështirë dhe unë kam shijuar çdo sekondë. A jemi në pozitat që dëshirojmë? Sigurisht që jo! Kemi arritur rezultate më të mira sezonin e shkuar, prandaj duhet të përmirësojmë situatën edhe pse nuk kemi një diferencë të madhe me skuadrat e kreut. Jam në mesin e një rruge të gjatë dhe jam gjithashtu shumë i qetë”.

I veçantë në llojin e tij edhe Jose Mourinho. “Special One” e justifikon nofkën e tij edhe këtë herë.

“Unë luaj me një mbrojtës dhe 9 sulmues, mos u habisni aspak për këtë që po them. Tani që luajmë me një sulmues të deklaruar jemi përshtatur me një sistem të ri. Nuk duhet të fshihemi pas gishtit por kampionati ka ekipe më të mirë se ne por kjo do të vërtetohet në fund të sezonit kur të shpallet kampioni, nënkampioni e kështu me radhë. Të gjithë pretendentët dëshirojnë vendin e parë në fund, prandaj nuk ka ndeshje të lehta dhe të vështira. Sezonin e shkuar lamë pikë në shumë ndeshje sepse në tunel ndihesh i sigurt me fanelën që vesh por ne humbëm shumë pikë në fushën e lojës. Edhe këtë sezon lamë pikë kundër Stoke City, por rikuperuam në ndeshje të tjera”.   

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency