Klopp nuk nxitohet për sulmuesin: Është ende duke u përshtatur, as pjesa tjetër nuk shkëlqen!
Darwin Nunez e nisi me shumë vrull aventurën e tij tek Liverpool teksa shënoi në debutim ndaj Manchester City në finalen e Community Shield, ndërsa vijoi me gol edhe në sfidën e parë të Premier League ndaj Fulham.
Por, më pas erdhi kartoni i kuq ndaj Crystal Palace dhe pezullimi me tre ndeshje ndërsa pas këtij momenti, trajneri Jurgen Klopp nuk e ka aktivizuar si titullar. Së fundmi, tekniku gjerman theksoi se Nunez i duhet ende kohë për t’u përshtatur ndërsa shton se e rëndësishme është që uruguajani nuk po nxitohet.
“Nunez ende është në mes të procesit të përshtatjes, e di mirë që të gjithë presin që lojtarët e rinj të shkëlqejnë menjëherë, por nuk ndodh kështu. Jam shumë i qetë për Nunez, sepse mbi të gjitha ai nuk shqetësohet për situatën që po kalon.
Sigurisht, pezullimi prej tre ndeshjesh nuk e ndihmoi, pa harruar që edhe skuadra nuk është në një moment të mirë. As pjesa tjetër e ekipit nuk po shkëlqen, diçka e tillë nuk e bën të lehtë për një sulmues”, u shpreh Klopp.



