Futboll

Klopp refuzon “Kaiser”-in: Kam kontratë afatgjatë me Liverpoolin

Jurgen Klopp refuzon ftesën e Franz Beckenbauerit për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut. Pas finales së Championsit, e fituar nga Liverpooli, “Kaiser”-i e shprehu hapur dëshirën për të parë në krye të bavarezëve trajnerin gjerman të Liverpoolit: “Është një nga trajnerët më të mirë në botë.”

Por Klopp, kontrata e të cilit me klubin legjendar anglez skadon në vitin 2022, ishte i qartë teksa u shpreh për “Bild” së nuk do të transferohet në “Allianz Arena” në një të ardhme të afërt. “Më pëlqen shumë Franz dhe unë i pëlqej atij, por kam një kontratë afatgjatë me Liverpoolin. Pastaj, si Dortmundi ashtu edhe Bayerni drejtohen aktualisht nga trajnerë shumë të mirë. Se çfarë mund të ndodhë pas 4 apo 5 vitesh, nuk e di. Ndoshta do të dalin trajnerë krejtësisht të ndryshëm.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency