Featured

Klubet e Serisë A “në gjumë”, Dortmundi prezanton talentin e futbollit italian

Borussia Dortmund ka bërë një tjetër blerje të perspektivës. Klubi gjerman ka njoftuar nënshkrimin me një prej lojtarëve më premtues të Italisë: Filippo Mane, qendërmbrojtës 16-vjeçar, që ishte pjesë e Sampdorias. Në Italia ka kritika të shumta për klubet e mëdha të Serisë A, që nuk ka qenë të vëmendshme, duke i lënë hapësirë Dortmundit për të operuar.

Verën e kaluar, klubi verdhezi i rrëmbeu PSG-së një futbollist që konsiderohet me shumë të ardhme, si Abdoulaye Kamara. Edhe pse ishte grumbulluar nga Pochettino, 16-vjeçari nuk u mendua dy herë dhe nënshkroi për klubin gjerman.

Tani Zorc, drejtor sportiv i BVB, “peshkon” edhe në Itali. Kur kupton se si vepron Dortmundi me telentete reja, nuk është për t’u çuditur që lojtarë si Bellingham, Haaland, Sancho… kan zgjedhur pikërisht këtë klub. Zorc do të largohet në fund të vitit dhe do të lërë një trashëgimi mbresëlënëse. Klubi ka katapultuar lojtarë shumë të rëndësishëm dhe shumë të rinj nuk mendohen gjatë kur i thërret kjo skuadër. Mane është shembulli më i fundit. Mane kishte luajtur për Sampdorian U-19, por cilësitë e tij e pati më të lehtë t’i dallonte Borrusia se klubet e Serisë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency