Klubi arab zyrtarizon Sokol Cikalleshin, do debutojë ndaj kampionëve në fuqi
Sokol Cikalleshi është larguar pas shtatë vitesh nga futbolli turk. Sulmuesi i kombëtares ishte pjesë e Konyasporit në dy sezonet e fundit, ekip me të cilin realizoi 18 gola në kampionat. 32-vjeçari nga Kavaja është huazuar në Arabinë Saudite tek ekipi Al Khaleej.
“Cikalleshi është huazuar për një sezon tek Al Khaleej, që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit. I urojmë suksese”, shkruan Konyaspori në faqen zyrtare, klub që sezonin e fundit e mbylli në vend të tretë në Superligën turke.

Cikalleshi është prezantuar tek ekipi i ri, që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Sezoni i ri fillon më 25 gusht, datë kur Al Khaleej do të presë në shtëpi ekipin e Al Hilal, kampionët në fuqi.

Bytyqi, Cikalleshi dhe Çekiçi
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



