Premier League

Klubi i Premier League i fiksuar pas Steven Gerrard, Rangers kërkon 3 milion euro

Aston Villa është pa trajner dhe drejtuesit e klubit nga Birmingemi e kanë një preferencë për të zëvendësuar Dean Smith, i cili drejtoi skuadrën në tre vitet e fundit.

Mediet angleze shkruajnë se drejtuesit e Aston Villa duan t’i besojnë stolin Steven Gerrard, ish-kapitenit të famshëm të Liverpool.

41-vjeçari drejton Rangers që prej qershorit të vitit 2018, ka bërë një punë fantastike në stol dhe ia ka dalë të rikthejë ekipin e njohur skocez te titulli kampion.

Gerrard ndodhet nën kontratë me Rangers, që kërkon minimalisht 3 milion euro për të lejuar rikthimin e tij në Premier League, këtë radhë si trajner.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency