Kategoria Superiore

Klubi i Teutës reagon ndaj Xhelal Mziut

Vetëm pak ditë më parë, në një studio televizive. Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu akuzoi se takimi mes Teutës dhe Laçit është i trukuar dhe se do ta fitojnë durrsakët.

Nga ana tjetër, klubi i Teutës ka mohuar këto zëra në një deklaratë zyrtare, duke theksuar se Teuta është e përqendruar maksimalisht te ndeshja e radhës, pasi fitorja është një detyrim, për vetë situatën ku ndodhet skuadra.

Ja deklarata e plotë e KF Teutës:
Kryetari i Bashkisë së Kamzes, Xhelal Mziu ka ngatërruar adresë, pasi të nxjerrësh një konkluzion të tillë nuk e di, por s’është normale. Janë të gjitha fjalë pa asnjë bazë, fjalë të thëna vetëm për të shpërqendruar ekipin dhe për të sjellë kaos përpara ndeshjes kundër Laçit. Jemi duke menduar vetëm për këtë takim dhe të gjithë jemi të përqendruar për tu ngritur sa më lart në renditje këto fjalë nuk na shqetësojnë aspak, pasi ndeshja nuk do të jetë ashtu siç flitet. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhës dhe këto fjalë janë vetëm zëra, që përpiqen të prishin harmoninë tonë. Për Teutën fitorja është detyrim dhe, me sa duket, dikujt kjo nuk i pëlqen.
Zyra për shtyp
KF Teuta

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency