Klubi më i veçantë zgjedh presidentin e ri, rikthen në stol “ish”-in e Barcelonës
Athletic Bilbao ka zgjedhur presidentin e ri të ekipit. Në krye të një prej klubeve më të veçantë në botë, është zgjedhur Jon Uriarte (10979 vota), i cili triumfoi përballë emrave si Inaki Arechabaleta (7927) dhe Ricardo Barkala (4262).
Sipërmarrësi 44-vjeçar do të drejtojë klubin bask për katër vitet e ardhshme. Uriarte ka zgjedhur edhe trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të jetë Ernesto Valverde.
58-vjeçari qëndron pushim prej janarit të vitit 2020, kur u shkarkua nga Barcelona. Valverde, i cili ka një eksperiencë të madhe në stol, do të nisë aventurën e tretë si teknik i Athletic Bilbao.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



