Futboll

Klubi rrezikon rënien, tifozët pushtojnë fushën në shenjë proteste

Tifozët e Reading, skuadër e Championship në Angli, u futën në fushë në shenjë proteste pas humbjes 3-2 ndaj Coventry-t, rezultat që e lë këtë skuadër vetëm dy pikë mbi zonën e rënies. Reading janë prekur nga një krizë e thellë, pasi kanë pësuar shtatë humbje radhazi.

Qindra mbështetës të Reading morën pjesë gjithashtu në një protestë kundër klubit para ndeshjes, duke shpalosur pankarta dhe duke brohoritur.

Por drama e madhe erdhi pak momente pas fishkëllimës së fundit, kur tifozët u futën në fushë në një përpjekje për t’u përballur me trajnerin Veljko Paunovic dhe shprehur të gjithë zemërimin e tyre kundër pronarëve të klubit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency