Koeman në Barcelonë, zyrtarizimi nga çasti në çast
Ronald Koeman, ai që do të jetë trajner i ri i Barçës, tashmë ka mbërritur në kryeqendrën e Katalunjës. Udhëtimi i trajnerit holandez drejt Spanjës ndodhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Quique Setiénit. 57-vjeçari do të hedhë të zezën mbi të bardhe me zyrtarizimin që do të ndodhë në orët në vazhdim.
Dy ditë më parë, Koeman ishte në Barcelonë, ku kaloi disa ditë pushim. Kriza sportive e Barçës e kapi atë gjatë kthimit në Holandë. Për këtë arsye drejtori i përgjithshëm i klubit, Grau, udhëtoi për në Amsterdam për të përpiluar kushtet e kontratës më të. Pas kthimit në Barcelonë, drejtuesi i lartë i “blaugranave” konfirmoi negociatat me Federatën Holandeze, pasi Koeman aktualisht është trajner i “tulipanëve”.
Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse palët të shtrëngojnë punët dhe gjithçka të bëhet zyrtare.



