Rastësia e pabesueshme, Newcastle United “çmendet” me statistikat!
Statistika të pabesueshme ato të Newcastle United. Me Rafael Benitez në stol qymyrxhinjtë të cilët siguruan edhe matematikisht qëndrimin në Premier League falë fitores 3-1 ndaj Southamton dhe humbjes së Cardiffit ndaj Liverpoolit kanë vendosur edhe një statistikë vërtetë domethënese dhe që ngjason me diçka të pabesueshme. Të kesh të njëjtat pikë me sezonin e kaluar pas 35 javëve kampionat nuk është rastësi. Të kesh të njëjtat fitore, humbje dhe barazime ka mundësi të ndodhë. Por të kesh dhe numër të njëjtë golash të shënuar dhe të pësuar është e pabesueshme. Diçka të tillë e ka bërë Newcastle që është vërtetë një koicidencë e pabesueshme. Me 11 fitore 8 barazime 16 humbje dhe 41 pikë të grumbulluara por edhe 35 gola të shënuar e 44 të pësuar bardhezinjtë janë për rekord pasi në dy vite rresht pas 35 ndeshje kanë një ecuri identike në çdo aspekt.




