Featured

“Koha e Ronaldos dhe Messit po mbaron”, Mbappe: Të luaj për Realin? Asnjëherë nuk i dihet

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka thënë së fundmi se ndoshta në të ardhmen mund të bashkohet me Real Madrid.

Në një intervistë për “New York Times”, francezi theksoi se asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Unë kurrë nuk kam qenë atje, por duket sikur është shtëpia ime apo diçka e tillë”,- tha 23-vjeçari.

Më tej duke folur për “Topin e Artë” dhe “epokën” Messi-Ronaldo, Mbappe tha: “Unë nuk kam kufij. Pra, sigurisht, siç thoni ju, po vjen një brez i ri dhe Ronaldo, Messi, ata do të ndalojnë. Ne duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri për të dhënë emocione.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency