Kohë rinovimesh te Ajax, Ziyech firmos deri në vitin 2022
Tjetër rinovim në shtëpinë e Ajaxit të Amsterdamit. Pas Dusan Tadic dhe David Neres, ka zgjatur kontratën e tij me harkëtarët edhe marokeni Hakim Ziyech. Klubi i Ajaxit me një njoftim në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sulmuesi anësor ka zgjatur deri në vitin 2022 marrëveshjen e tij me kampionët e Holandës. I transferuar nga Twente në vitin 2016-të për 11 milionë euro, Ziyech ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Ten Haag në rezultatet historike që arriti Ajaxi sezonin e kaluar. Marokeni kishte kontratë deri në vitin 2021 dhe e ka zgjatur atë dhe me një tjetër vit ndërkohë që tashmë për ta linë të lirë 26-vjeçarin Ajaxi nuk do të kënaqej kurrësesi me 40 milionë euro por synon një shifër nga 55 deri në 60 milionë euro.



