Futboll

Kolarov njofton tërheqjen: Realizova ëndrrën më të madhe, tani më pret një jetë e dytë në futboll

Aleksander Kolarov e mbyll me futbollin e luajtur. Mbrojtësi serb ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe të nisë një jetë të re, por sërish në sportin e tij të jetës, këtë herë me detyra të tjera.

Futbollistit 36-vjeçar i përfundoi kontrata 2-vjeçare me Interin dhe nuk provoi të gjejë ekip tjetër, por vendosi t’i japë fund një karriere të lavdishme, gjatë të cilës luajti për klube si Lazio, Manchester City, Roma e së fundi Inter.

Mbrojtësi numëron edhe 94 ndeshje me përfaqësuesen serbe, si dhe 11 gola të shënuar, teksa në futboll do të mbahet mend si një mjeshtër i ekzekutimit të goditjeve të dënimit, pasi ka shënuar gola të shumtë nga pozicionet standarde.

“Njoftoj sot tërheqjen time nga futbolli i luajtur. E kam ditur se herët apo vonë do të vinte kjo ditë, por pavarësisht të gjithave, jam i lumtur që ia dola të realizoj atë që ka qenë ëndrra më e madhe e jetës time. Tani jam projektuar për një jetë të dytë në botën e futbollit, pasi do të nis në Coverciano kursin për vëzhgues e më pas për drejtor sportiv”, u shpreh Kolarov.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency