Merkato

Kolarov rinovon me Interin, Joao Mario një hap larg Benficës

Ditë “të nxehta” merkatoje në klubin e Interit, që sapo ka konkretizuar shitjen e Achraf Hakimit te PSG për një shifër totale prej rreth 70 milionë eurosh, me marokenin që ka kryer vizitat mjekësore paraditen e sotme dhe pritet të hedhë firmën mbi kontratë.

Në të njëjtën kohë në Milano kanë konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm mbrojtësin serb Aleksander Kolarov, i cili ka firmosur kontratën e re me zikaltrit, duke pranuar një reduktim të ndjeshëm edhe të pagës vjetore.

Ndërkohë në zyrat e klubit zikaltër ka mbërritur edhe menaxheri i Joao Marios, bashkë me disa drejtues të Benficës, për të zgjidhur edhe detajet e fundit të transferimit të fantazistit te klubi portugez.

Benfica ka bërë një ofertë prej 7.5 milionë eurosh, duke kënaqur pretendimet e klubit zikaltër, teksa edhe vetë Joao Mario ka dhënë miratimin për këtë transferim, ndaj së shpejti pritet të ketë “tym të bardhë” për këtë operacion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency