Kolumbia zgjedh trajnerin e ri!
Nestor Lorenzo sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses kolumbiane. Ish-ndihmësi i Jose Pekerman i cili po drejton Los Cafeteros që pas largimit të trajnerit argjentinas i cili dha dorëheqjen pas Botërorit rus. Ish zëvendësi i Pekerman ka bërë mirë në miqësoret e fundit dhe mbi të gjitha e njeh shumë mirë ambientin, për këtë arsye është shndërruar në zgjedhjen e parë të federatës kolumbiane për stolin kjo edhe për faktin se Lorenzo do të vazhdonte të aplikonte metodat e punës të lënë përgjysmë nga Pekerman.



