Kombëtarja në emergjencë, Panucci merr nga Shpresat Albion Ademin
Një 19-vjeçar kuqezi largohet nga Shpresat për t’iu bashkuar Kombëtarja A. Bëhet fjalë për Albion Ademin, i cili është thirrur me urgjencë nga Panucci para dy takimeve të radhës me Skocinë (Nations League) dhe Uellsin (miqësore).
Ademi është pjesë e skuadrës Inter Turku në Finlandë dhe aktivizohet si sulmues në të dy krahët.
Më parë Ademi ka luajtur për të gjitha kombëtaret e moshave në Finlandë, por së fundmi është pajisur me pasaportë shqiptare, pasi ka vendosur të luajë për kuqezinjtë.



