Kombëtarja U-16, në nëntor turne miqësor në Turqi
Kombëtarja Shqiptare e 16-vjeçarëve do të zhvillojë një turne miqësor në Turqi gjatë muajit nëntor. Lajmin e bën të ditur FSHF, që thekson se ndeshjet e turneut do të zhvillohen nga data 19 deri në 26 nëntor, në qytezën Kusadasi, ku do të luhet edhe finalja. Skuadra kuqezi do të përfaqësohet në këtë turne nga lojtarë të datëlindjes 2002, të cilët janë pjesë e ekipit kombëtar të 16 -vjeçarëve. Formati parashikon ndeshje 80 minutëshe, ndërsa pjesëmarrëse do të jenë 8 skuadra, të ndara në dy grupe. Shqipëria bën pjesë në Grupin A, bashkë me Kosovën, Azerbajxhanin dhe Turqinë. Në grupin B janë shortuar Greqia, Rusia, Moldavia dhe Mali i Zi. Këqezinjtë e vegjël do të debutojnë në datën 20 nëntor kundër Azerbajxhanit dhe më pas do të sfidojnë Turqinë dhe Kosovën.



