Kombëtarja zbret në fushë për stërvitjen e parë, një mungesë e vetme për Rejën
Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në lidhje me dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Katar 2022.
Skuadra e drejtuar nga Edi Reja luan në “Wembley” ndaj Anglisë më 12 nëntor (20:45), teksa tre ditë më vonë, në të njëjtin orar, presim Andorrën në “Air Albania”.
Shqipëria renditet në vend të tretë me 15 pikë në grupin I, duke pasur shanse minimale për të siguruar një nga dy vendet e para.
Gazetarja e Supersport, Albana Bejko raporton se Thomas Strakosha është mungesa e vetme e kombëtares. “Gardiani” i Lazios ka probleme në gju, lëndim që e pengoi të stërvitej me shokët e ekipit.
Ndërkohë, Marash Kumbulla dhe Bekim Balaj do t’i bashkohen kombëtares gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa Armando Broja e pret në Angli skuadrën kuqezi.




