Kombëtare

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes, Reja fjalim para grupit të futbollistëve

Shqipëria luan ditën e nesërme në orën 19:45 një sfidë miqësore ndaj prestigjiozëve të Spanjës, teksa të besuarit e trajnerit Edy Reja do të proovojnë të zhvillojnë një lojë të mirë dhe të provojnë pse jo një surprizë përballë Furia Roya.

Ndërkohë, kuqezinjtë zhvilluan edhe stërvitjen e fundit në Barcelonë, në stadiumin RCDE pikërisht në fushën ku do të sfidojnë iberikasit. Para se të niste seanca stërvitore, trajneri Edy Reja ka mbajtur edhe një fjalim para grupit të futbollistëve.

Ndërkaq, pritet që në stadium të ketë një numër të konsiderueshëm mbështesësish për kuqezinjtë, një pjesë do të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Spanjë ndërsa ka edhe nga ata të cilët kanë marrë përsipër të udhëtojnë nga Shqipëria për të mbështetur nga pranë lojtarët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency