Kombinimet që prodhojnë më shumë gola në ligat europiane
Zakonisht, pas një ndeshjeje futbolli, më tepër mbahet mend ai që dërgon topin në rrjetë, por ka edhe nga ata futbollistë, që shënojnë më pak, por punojnë shumë për të vënë shokët e skuadrës në pozicion goli.
Këta janë lojtarët asist, që punojnë për të furnizuar me topa goli, sulmuesit kryesorë të skuadrës. Kur ka kaluar më shumë se gjysma e kampionateve më të rëndësishme europiane, janë disa dyshe lojtarësh, që kuptohen në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin.
Kështu në Premier League, Alvaro Morata ka marrë më së shumti asiste nga patrioti i tij, Cesar Azpilicueta, plot 6 të tillë. Edhe në Spanjë, Messi gjendet mjaft lehtë nga Jordi Alba, ndërsa krejt e kundërta ndodh me Suarezin, që ka si burim asistesh Sergi Roberton.
Në Itali është dyshja Perisiç-Icardi, me argjentinasin që ka marrë plot 5 pasime goli nga shoku i tij i skuadrës, ndërsa Fabio Quagliarela po shijon një rini të dytë falë Gaston Ramirezit, që ka gatuar plot 6 gola të veteranit të Sampdorias.
Në Gjermani është dyshja Muller-Lewandowski, që funksionon më mirë me 5 asiste të gjermanit për sulmuesin polak, ndërsa në Francë, Neymar, përveçse shënon shumë gola vetë, ka çuar te goli për 5 herë edhe partnerin e tij në sulm, uruguaianin Cavani.
- Perisiç-Icardi
- Muller-Lewandowski
- Neymar-Cavani
- Sergi Roberto-Suarez
- Jordi Alba-Messi
- Ramirez-Quagliarela
- Azpilicueta-Moratta










