Komiteti Ekzekutiv cakton datën e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së
Fushata për drejtimin e FSHF-së ka nisur dhe po tensionohet gjithmonë e më shumë, teksa pasditen e sotme Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar edhe datën e Asamblesë së Zakonshme Zgjedhore, që do të mbahet pikërisht më 2 mars.
Njoftimi është publikuar në faqen e FSHF-së, teksa kreu aktual i Federatës, Armando Duka do të garojë për një mandat të pestë në drejtim të futbollit shqiptar.
Ditët e fundit tensioni është shtuar jo pak në këtë drejtim, pasi politika dhe konkretisht kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj po provon të shtrijë ndikimin e tij edhe në sport, teksa nuk kanë munguar as denoncimet për kërcënime e shantazhe ndaj anëtarëve të shoqatave të ndryshme të futbollit, që kanë edhe të drejtë vote në Asamble.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



