Futboll

Komiteti i Ekspertëve kthen tifozët në stadiume, por vetëm pas 1 korrikut

Rikthehen tifozët në stadiume, por jo për finale e Kupës së Shqipërisë. Mund të duket paradoksale, por kështu ka vendosur Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e fundit. Nga 1 korriku, do të lejohet prania e tifozëve në kampionatet sportive me 30% të kapacitetit, sipas protokollit te ISHP-së.

Mbetet për t’u parë se si do të gjendet zgjidhja për finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu në “Air Albania”, që do të luhet më 31 maj, në orën 19:00.

Gjithsesi, vendimi i Komitetit të Ekspertëve është një lajm shumë i rëndësishëm për futbollin, pasi skuadrat shqiptare sezonin e ardhshëm do të kenë mbështetjen e tifozëve, duke nisur që nga ndeshjet e Kupave të Europës, Champions League dhe Conference League.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave. Duke filluar nga 1 qershori, të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, – tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 qershori:

  • hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambientet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
  • ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 qershori:

  • grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 korriku:

  • ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

  • lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
  • lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te ISHP

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency