Premier League

Kompletohet sulmi i Man.City-it, Gabriel Jesus rikthehet në stërvitje

Reparti i avancuar i Manchester City-it pritet të rikthehet i plotë brenda pak kohësh, me rikuperimin fizik të sulmuesit Gabriel Jesus. 20- vjecari ka qëndruar jashtë fushës së blertë për rreth një muaj e gjysme si pasojë e një dëmtimi të ligamentit të këmbës në përballjen e fundit të vitit 2017 , atë ndaj  Crystal Palace.  Përgjate dy javëve që lamë pas bomberi i Seleçaos është stërvitur  i veçuar nga skuadra, por së fundmi   trajneri Pep Guardiola konfirmoi se gjëndja e tij fizike është përmiresuar dhe ditën  e premte  braziliani  i është bashkuar shokëve te ekipit në seancën e plotë stërvitore .  Numri një i stolit të Citiziens është shprehur  i kënaqur për kete fakt  por tha se mbetet për t’u parë se për sa kohë Jesus do të jetë plotesisht i gatshëm për të ndihmuar skuadrën. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni  20-vjeçari mban firmën e 8 golave  për klubin që kryeson klasifikimin e Premier League .

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency