Merkato

Komplikohet kalimi i Hazard te Reali, fajin e ka FIFA!

Komplikohet transferimi i Eden Hazard te Reali i Madridit. Mediat spanjolle të cilat disa javë më parë e bënin fakt të kryer kalimin e yllit belg te Los Blancos në merkaton e kësaj vere tashmë kanë ndryshuar ide. Bllokimi i merkatos në hyrje të Chelseat nga ana e FIFA-s do të bëjë që klubi londinez në pamundësi për të blerë futbollistë të tjerë në verë të mbajë në skuadër yjet e tij, kështu që transferimi i Hazard te Reali mund të shtyhet për verën e vitit 2020 me parametër zero pasi në atë periudhë, belgut do ti ketë përfunduar kontrata me klubin londinez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency