Kategoria Superiore

Konfirmimi i Laçit, “kocka” e fortë e Superiores

Laçi tashmë prej sezonesh është një emër i konfirmuar  në Superiore. Kurbinasit çdo sezon vijnë me ambicie të mëdha, ambicie që shpesh janë përkthyer edhe në rezultate konkrete siç është kualifikimi për në Kupat e Europës. Të ndërtosh një ekip i që të dërgon tek sukseset është ndoshta misioni më i vështirë që edhe për klube me peshë në arenën europiane vuajnë për të krijuar një produkt cilësor që të fabrikojë rezultate pozitive.

Laçi prej kohësh mund të krenohet se është nga të paktat ekipe që edhe pse i largohen individë të cilët kanë spikatur sërish ata arrijnë të ruajnë një bilanc pozitiv, mjafton të përmenden dy emrat e fundit që janë larguar si Reginaldo ai dhe më pas Myrto Uzuni, dy emra që tek kjo skuadër ishin protagonistë me golat e tyre.

Laçi është edhe një prej klubeve që ka buxhetin më të ulët, por pavarësisht kësaj pjese, ata sërish qëndrojnë të fortë përballë të mëdhenjve jo vetëm në emër, por edhe në financa. Ekipi i Mërgjyshit vazhdon të krenohet me faktin që ata janë të vetmit në Kategorinë Superiore që nuk njohin humbje. Suksese minimale, shpesh tregohen edhe pragmatistë, por tek e fundit në futboll pikët janë ato që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency