Kategoria Superiore

Konfirmohet lajmi i Supersport, një tjetër mbrojtës i bashkohet Kukësit

Konfirmohet lajmi i publikuar një ditë më parë nga Supersport. Nga Partizani te Kukësi. Aventurë e re në Kategorinë Superiore për mbrojtësin Filip Gligorov. Burime te Supersport zbulojnë se pas arritjes së akordit dhe nënshkrimit të kontratës mbrojtësi 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka pozuar me fanellën e Kukësit, siç shihet qartë në këtë foto.

Trajneri Diego Longo u kishte kërkuar drejtuesve afrime në repartin e mbrojtes, aty ku Kukësi ka më shumë mangësi dhe kërkesat e italianit kanë nisur të plotësohen nga krerët më të lartë të klubit verilindor.

Gligorov në gjysmën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Partizanin, skaudër me të cilën nën drejtimin e Ilir Dajës u aktivizua në 7 takime në Abissnet Superiore, vetëm në 6 prej tyre si titullar.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency