Konfirmohet lajmi i Supersport, Teuta zyrtarizon pasuesin e Martinit
Klubi i Teutës ka konfirmuar ditën e sotme pasuesin e Edi Martinit, teksa trajneri i ri i durrsakëve ashtu siç e paralajmëroi edhe Supersport, është Renato Arapi. 35-vjeçari do të ketë detyrën e tij të parë në rolin e trajnerit, ndërsa ish-futbollisti ka lënë gjurmë me ekipin bregdetar duke qenë kapiten i saj në suksese të mëdha siç ishte edhe triumfi në kampionat sezonin e kaluar.
Kujtojmë se Arapi në fillimin e këtij sezoni u emërua si drejtor teknik i Teutës, megjithatë tashmë ish-futbollisti do të ketë të ngarkuara përgjegjësi më të mëdha, ndërsa e merr ekipin në një moment jo shumë pozitiv. Aktualisht, Djemtë e Detit pozicionohen në vendin e katërt të kampionatit me 13 pikë.




