Kategoria Superiore

Konkurrencë për Flamurtarin, Bregu në radarët e 7 ekipeve europiane

Në Vlorë e dëshirojnë me patjetër. Rikthimi në shtëpi për të treguar gjithçka vlen do të ishte një ëndërr edhe për Dejvi Bregun. Por, ndërsa te Flamurtari besojnë se afrimi i sulmuesit 21-vjeçar do të mbyllet në merkaton e Janarit, situata nuk është aq e thjeshtë.Madje për të siguruar shërbimet e Bregut, janë 7 pengesa për tu kaluar. Të gjitha oferta nga klube të ndryshme europiane, të cilat kanë shfaqur interes për ta transferuar lojtarin.

Emrat mbeten sekret, edhe sepse bisedimet janë në fazën filletare, megjithatë ligat në të cilat skuadrat luajnë janë të rëndësishme. Për Bregun interesohen tre ekipe nga Bundesliga austriake, dy nga Qipro, një skuadër në Superligën greke dhe një tjetër në kampionati elitar në Zvicër.Madje, dy prej këtyre ekipeve janë edhe kryesuese në ligat e tyre. Si për të treguar që te Flamurtari nuk do ta kenë të lehtë të rikthejnë Bregun në Vlorë, mjafton të kujtosh që të gjitha janë skuadra në kampionate me potencial të madh ekonomik dhe që nuk do ta kishin të vështirë të plotësonin pretendimet financiare të Luftëtarit.

Afati i transferimeve të dimrit ende nuk është hapur dhe rruga deri në zgjidhjen e dilemave duket ende e gjatë, megjithatë ardhmja e Dejvi Bregut mbetet një çështje “e nxehtë”. Fituesi i garës do të jetë ai që e dëshiron më shumë dhe natyrisht që do të gjejë akordin me Luftëtarin, por kjo nuk i ndalon ata në Vlorë që të ëndërrojnë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency