Kontrata e re/ Rinovim me 5-fishim page, Milani surprizon titullarin
Milani është afër rinovimit me Pierre Kalulu. Kuqezinjtë shpenzuan vetëm 480 mijë euro për të siguruar mbrojtësin nga ekipi i dytë i Lyonit dy vite më parë. Paolo Maldini besoi fort te 22-vjeçari dhe ky i fundit ia ka dalë t’i mahnitë të gjithë me rendimentin dhe përmirësimin që ka bërë.
Kalulu luan në qendër dhe në krahët e prapavijës, ndërkohë që përfiton vetëm 600 mijë euro në sezon. Drejtuesit e kampionëve të Italisë janë gati t’i ofrojnë 3 milionë euro në sezon francezit, i cili ndihet i lumtur në Itali dhe është gati të firmosë kontratën e re.
Dyshja Maldini-Massara kanë një raport shumë të mirë me agjentin e Kalulu, me të cilin janë në bisedime të vazhdueshme. Akordi final dhe zgjatja e bashkëpunimit mes palëve është vetëm çështje kohe, por te Milani po nxitojnë për të mbërritur sa më shpejt te firma.




