Kontratë 3-vjeçare dhe vëllai si ndihmës, Wolfsburgu firmos me ish-trajnerin e Bayernit
Me përfundimin e sezonit në Bundesligë, u mbyll edhe aventura e Florian Kohfeldt në stolin e Wolfsburg, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri.
Sipas mediave gjermane, do të jetë kroati Niko Kovaç, ai që do të marrë drejtimin e Wolfsburg, duke u rikthyer kështu në Bundesligë, pas aventurës jo fort të suksesshme në pankinën e Bayernit të Mynihut.
Kroati 50-vjeçar ka arritur marrëveshjen për një kontratë deri më 2025-ën me drejtuesit e Wolfsburg, ndërsa si ndihmës do të ketë vëllanë e tij, Robert Kovaç.



