Kore, plisa dhe veshje kombëtare në mes të Anglisë: Tifozat Kuq e Zi “djegin” stadiumin
Kundërshtari është i fortë, të luash përballë Anglisë në “Wembley” është një mision tepër i vështirë, por Shqipëria, si në shumë ndeshje, do të mbështetet nga një numër i madh tifozësh.
Mbi 20 mijë shqiptarë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit mitik të kryeqytetit anglez, aty ku kanë nisur festën përpara nisjes së ndeshjes.
Të gjithë duke kënduar të veshur me simbolet kombëtare, teksa nuk mungon veshja popullore, plisat dhe daullja e zhurmshme siç dallohet në videon e mëposhtme.



